Agjencia Zhurnal.mk.

Britney sqaron arsyen e publikimit të fotografive ku shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme

Britney Spears ka shpjeguar pse ka postuar kohët e fundit fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.

 

Babai i këngëtares, Jamie Spears, ka pasur kontroll mbi karrierën, jetën private dhe financat e saj për 13 vitet e fundit, ndërsa javën e kaluar pranoi të japë dorëheqje nga pozita e kujdestarit. Ai deklaroi në dokumente se synon të bashkëpunojë me gjykatën dhe avokatin e ri të vajzës së tij në përgatitje për kalimin në një kujdestar të ri.

39-vjeçarja së fundmi ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme dhe me pak rroba në pjesën e poshtme, megjithëse e ka mbuluar gjoksin me duar.

https://www.instagram.com/p/CSqC-gclINO/?utm_source=ig_web_copy_link

“Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, dua që të kuptoni mendimin tim për zbulimin e lëkurës”, ka shkruar këngëtarja duke shpjeguar se ndihej sikur mbante një barrë mbi supe.

“Me siguri po pyesni veten pse po e tregoj trupin tim tani. Sepse kam ardhur në këtë botë lakuriq. Kisha një ndjenjë që mbaja një barrë mbi supet e mia dhe po shikoja veten përmes atij prizmi”, ka shtuar tutje.

https://www.instagram.com/p/CSsYAvMlYnr/?utm_source=ig_web_copy_link

Ylli i muzikës pop përmendi se donte ta shihte veten në një “mënyrë më të relaksuar, të zhveshur, ashtu siç kishte lindur”.

“Kur i shikoj fotografitë e mia kuptoj se dhimbja dhe lotët nuk janë pjesë e imja. Dua të heq qafe prangat. Unë jam një femër e bukur, e ndjeshme që duhet ta shikoj veten në mënyrën më natyrale”, ka theksuar Britney.

Related posts

Don Xhoni mori vëmendje në një nga koncertet e fundit me syze ‘Louis Vuitton’ që kushtojnë mbi 600 euro

D V

Ndodh puthja e shumëpritur e Donaldit me Beatrix Ramosajn

D V

Dafina Zeqiri paralajmëron videoklipe të reja nga këngët e albumit “Dafinë Moj”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More