Prishtinë, 22 shtator – Britania e Madhe po e zbaton marrëveshjen shumëvjeçare të Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke për të stërvitur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar Ambasada Britanike në Kosovë, e cila tha se stërvitja aktuale është duke u zhvilluar në kodrat e Jezercës në Ferizaj, raporton Klankosova.tv.
“Koloneli Paul Morris, komandanti i Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke, ka vizituar sot stërvitjen që po i ofrojnë FSK-së në kodrat e Jezercës mbi Ferizaj. Studentët në javën 3 të Kursit të Komandës dhe Udhëheqjes për Juniorë të BMATT po zhvillonin një Garë Patrullimi mbi terrene sfiduese”, u tha në njoftim.
Lajmi për trajnimin e FSK-së nga forcat britanike ka zënë ballinat e shumë mediave elektronike serbe, që tregon se Beogradin në një farë mënyre e ka kapluar paniku nga këto stërvitje, transmeton Zhurnal.
Kurse ambasada njoftoi se trajnimi është pjesë e marrëdhënies shumëvjeçare të BMATT-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës./Zhurnal
