Agjencia Zhurnal.mk.

Britania çon përpara planin e heqjes së të gjitha masave kufizuese

Ministrat britanikë kanë konfirmuar se Britania e Madhe do të nisë së zbatuari fazën e fundit të heqjes së masave kufizuese kundër koronavirusit, më 19 korrik.

 

Në këtë ditë do të hiqen pothuajse të gjitha kufizimet, përfshirë distancimin fizik.

Megjithatë, kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është jetike që procesi të realizohet me kujdes, pasi pandemia nuk ka përfunduar.

Piku i valës aktuale të pandemisë nuk pritet deri në mesin e muajit gusht dhe mund të rezultojë me 1,000 deri në 2,000 të hospitalizuar brenda ditës, kanë thënë shkencëtarë qeveritarë.

Sipas parashikimeve, numri i të vdekurve me koronavirus gjatë pikut të kësaj vale, mund të shkojë mes 100 dhe 200 në ditë, ndonëse ende ka shumë paqartësi.

Sekretari britanik për Shëndetësi, Sajid Javid, ka thënë se vaksinimi ka krijuar “mur mbrojtës”, që nënkupton se Britania do ta përballojë valën verore.

Ndonëse virtualisht të gjitha kufizimet do të hiqen, disa udhëzime do të mbesin në fuqi.

Shembull, kërkesa për vendosje të maskës në disa vende të mbyllura nuk do të jetë në fuqi, mirëpo Javid ka thënë se ende do të “rekomandohet”.

Klubet e natës do të mund të rihapen për herë të parë prej marsit të vitit 2020, dhe kufizime në numër të mysafirëve nuk do të ketë për asnjë organizim.

Edhe masa për mbajtje të distancës prej 1 metër, do të hiqet.

Related posts

Presidenti Biden vlerëson si historike paketën 1 trilionë dollarëshe të infrastrukturës

Z H

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, mediat vendase sjellin informatat e para

D V

SHBA-ja ngre dyshime në lidhje me Marrëveshjen Bërthamore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More