Agjencia Zhurnal.mk.

Brendan Rodgers është ‘njeriu i duhur’ për Unitedin, por i kërkohet që të largojë yllin e skuadrës

Brendan Rodgers është mbështetur për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin te Manchester United dhe do t’i duhet të largojë legjendën e klubit Cristiano Ronaldo nga Old Trafford.

 

Kjo është sipas ish-yllit të West Ham, Carlton Cole, i cili beson se Rodgers “do të ndërtojë një skuadër për të ardhmen” dhe portugezi nuk do të përshtatej në planet e tij afatgjata.

Ai beson se trajneri i Leicester City është “njeriu i duhur” për United dhe ai do të “zhdukë” lojtarët që nuk i përshtaten një formacioni apo sistemi të caktuar.

“Tifozët e Leicesterit do të më urrejnë për këtë, por ndjej se Brendan Rodgers mund të shkojë dhe ndjej se ai do të ishte njeriu i duhur për Man Unitedin”, deklaroi Cole për talkSPORT.

“Hiqni qafe Ronaldon, ai [Rodgers] do të duhet ta nxjerrë jashtë. Arsyeja pse, sepse nëse keni dikë si Brendan, ai dëshiron të ndërtojë skuadrën për të ardhmen. Ata kanë disa perspektiva në atë skuadër që as nuk kanë luajtur ende, lojtarë shumë të mirë dhe po flitet për transferimin e Jude Bellingham gjithashtu. Ju duhet të planifikoni për të ardhmen — a është Ronaldo e ardhmja e Man United?”.

“Ne e dimë se si dëshiron të luajë, Brendan Rodgers, ai e do presionin e lartë, e do energjinë e lartë, punën pa top dhe me të, ai e pëlqen këtë”.

“Ai do të zhdukë lojtarët që nuk përshtaten në atë formacion apo sistem, përndryshe ai po shkon kundër etikës së punës së tij”, ka shtuar më tej ai.

Superylli portugez, i cili ka kontratë deri në vitin 2023, ka shënuar nëntë herë dhe ka regjistruar dy asistime në 13 paraqitje për United këtë sezon në të gjitha garat. 

Related posts

Klopp e quan lajm të keq kalimin e mundshëm Rangnick te Manchester United

D V

Publikohet video e përplasjes së ashpër mes Ronaldos dhe Cuadrados pas pjesës së parë të Juventusit ndaj Portos në Ligën e Kampionëve

D V

Notat e lojtarëve: Zvicra 4-0 Bullgaria, Shaqiri më i miri në fushë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More