Agjencia Zhurnal.mk.

Brenda vitit 2021 në Tetovë ajri ka qenë i ndotur në 132 ditë

Tetovë, 3 janar – Raportet mujore të Sistemit shtetëror automatik monitorues për cilësinë e ajrit ambiental për Tetovën tregojnë se në vitin 2021 ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur përkatësisht tejkalim të vlerës së lejuar prej 50 PM10 në metër kub. Në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

 

Më së shumti apo 28 ditë ka pasur në dhjetor, 22 në nëntor, 22,21 në shkurt, 18 në janar etj. Vetëm shtatori është muaji pa asnjë ditë me ajër të ndotur.

“Më ndotur është në muajt kur ka ndikim më të madh për shkak ngrohjes me drunj. Është shumë në pesë muaj të ketë ajër të ndotur. Janë notuar shkaqet dhe pasojat, tregohet se nuk mund të parandalohet por duhet zgjidhje radikale, masat e tanishme janë të pamjaftueshme. vazhdimisht përsërisim se gazifikimi është ajo zgjiidhja radikale për Tetovën. Nuk kemi as ndërgjegje, varfëria e bën të veten, digjen mbeturina edhe në industri. Aksioni me zëvendësimit të stufave me dru me inverterë është fisnik, është pakësuar ndotja e ajrit, por kjo nuk u tregua e mjaftueshme”, deklaroi dr. Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë Qendrës për shëndet publik Tetovë.

Mjeku përkujton se përballja afatgjate me ajrin e ndotur sjellë pasoja të rënda për shëndetin.

“Ky studim u paraqit në një zhurnal për hepatologji. Ai është një studim i ri kinez i cili tregon se ajri i ndotur ndikon në paraqitje e mbështjelljes së mëlçisë me yndyrë. Mbështjellja me yndyrë do të thotë se qelizat e zvogëlojnë funksionin e tyre, ndërsa mëlçia është një laborator kimik për organizmin i cili e pastron trupin dhe ka funksione të tjera metabolike”, sqaron mjeku tetovar.

për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në afërsi të stacionit matës të Sistemit shtetëror automatik monitorues në Tetovë, Davidovski rekomandon që ai të zhvendoset në një lokacion tjetër adekuat.

Në vitin 2020, nga 366 ditë, 138 ishin me ajër të ndotur në Tetovë. Tetovarët më së shjmti u përballën me ajrin e ndotur në vitin 2015, duke pasur parasysh se nga 365 ditë madje në 350 ka pasur prani të lartë të grimcave të dëmshme PM 10

Related posts

Vdekshmëria e foshnjeve të lindura para kohe është ulur në 8%

Z H

Kontesti Shkup-Sofje, Musliu: Problem dypalësh, ndërkombëtarët vetëm ndihmë

D V

Qeveria shkarkon Vllado Buçkovskin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More