Agjencia Zhurnal.mk.

Brazil – Kili, çerekfinalja e parë “ndez” Kupën e Amerikës

Copa America ka hyrë në fazën e nxehtë. Pas sitemit të ndeshjeve në grupe, ku nga 10 skuadra pjesëmarrëse u kualifikuan 8, tashmë situata është ndezur, sepse nisin sfidat e “knock-out”-it, pra kush humbet shkon në shtëpi. Një finale e parakohshme mund të konsiderohet ajo mes Brazili dhe Kilit, që do të zhvillohet në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës në Rio de Janeiro dhe do të transmetohet live dhe ekzkluzivisht në SuperSport, DigitAlb.

 

Dy përfaqësueset, që kanë fituar 5 nga 6 titujt e fundit të Copa Americas, dhe që kanë ngritur lart trofenë në 3 edicionet e fundit (dy herë Kili dhe një herë Brazili në 2019-ën, në shtëpi). “Seleçao” mund të bëhen përfaqësueseja e parë që fiton dy herë radhazi turneun në shtëpi, që nga koha kur e bënte Uruguai në 1923-1924.

Brazilianët, që e mbyllën Grupin B në vendin e pare, me dy fitore e një barazim, vijnë nga një seri pozitive prej 11 ndeshjesh pa humbje, herën e fundit i mposhte Argjnetina në një miqësore që u zhvillua në 2019-ën në Arabinë Saudite, teksa ekipi i Tites nuk dorëzohet në një sfidë zyrtare që nga 6 Korriku i 2018-ës, kur elimonhej nga Kupa e Botës përballë Belgjikës.

Tekniku i 5 herë kampionëve të botës e ka thuajse të kristalizuar formacionin me Neymar, Jesus e Richarlison që pritet të fromojnë “tredhëmbëshin” brazilian. Ndërkohë në spondën tjetër është një skuadër shumë fizike, por që nuk i mungon as talenti. Kili asnjëherë në histori nuk e ka thyer Brazilin në shtëpi dhe do të kërkojë ta bëjë në këtë eveniment kontinental.

“La Roja” nuk po kalon periudhën më të artë dhe në grupe mori vetëm 4 pikë, ku fitorja që i bëri më shumë punë ishte e para, ndaj skuadrës që nuk u kualfikua, Bolivisë. Pikërisht ajo fitore është e vetmja që kilianët kanë regjistruar në 6 ndeshjet e fundit, megjithatë është gabim i madh të nënvlerësosh një ekip si Kili.

Trajneri uruguaian, Lazarte, bazohet tek froca dhe përvoja e futbollistëve të tij, si Arturo Vidal, Edu Vargas, që realizoi ndaj Uruguait, Isla, Arranguiz, Medel apo Claudio Bravo. Pritet një duel shumë i fortë e emocionues mes Brazilit, që gjithmonë ka dashuruar futbollin e bukur, dhe Kilit, që falë brezit të artë që vazhdon të jetë bërthama e kësaj skuadre, brenda harkut kohor të një viti 2015-2016 fitoi dy herë Copa American, diçka që nuk e kish bërë asnjëherë në histori.

Related posts

Serie A miraton protokollin për COVID-19, çdo ekip detyrohet të luajë nëse ka 13 lojtarë të gatshëm

Z.H

Serbi Aleksej Jankov i kërkon duel Ervis Bicit !

A.S.

Tottenham shkarkon trajnerin/ Ikën 4 muaj pas emërimit për shkak të rezultateve negative

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More