Agjencia Zhurnal.mk.

Braktisi shkollën në klasën e tretë, por prindërit e edukuan në shtëpi – Tani si 15-vjeçar ka dy diploma universitare

Jack Rico (15) u bë personi më i ri që ka diplomuar ndonjëherë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas.

 

Rico mori diplomën e re universitare gjatë javës së kaluar, të cilën ia shtoi diplomave që kishte tashmë nga Universiteti Fullerton, të cilin e përfundoi në moshën 13-vjeçare dhe ku është gjithashtu personi më i ri që ndonjëherë ka diplomuar.

Ai ka theksuar se “studentët dhe profesorët e tjerë të fakultetit e kanë pranuar shumë mirë” dhe se nuk e kanë trajtuar si fëmijë.

Jack tani ka mbaruar studimet e historisë dhe ende nuk është i sigurt se për cilën fushë do të vendosë në studimet e tij pasuniversitare.

Është interesant fakti se adoleshenti e braktisi shkollën fillore gjersa ishte në klasën e tretë. Ai arriti rezultate mbi mesataren në testet e inteligjencës shkollore, por disa lëndë thjesht “nuk i flinin në zemër”. Më pas prindërit vendosën ta edukojnë në shtëpi.

Nëna e tij, Ru Andrade thotë se që në moshë të re ai shfaqte shenja të inteligjencës së lartë. Për ditëlindjen e katërt, ai dëshironte të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.

Prindërit i thanë se do të mundte, nëse do t’i mësonte përmendësh emrat e të gjithë presidentëve amerikanë. Rico e bëri këtë ndërsa gjatë rrugës për në Uashington – mësoi edhe emrat e të gjithë nënkryetarëve – për çdo rast.

Përveçse ka mbaruar tashmë dy kolegje, Rico thotë se nuk dallon asgjë prej adoleshentëve të tjerë.

“Ai është një budalla i vërtetë kur bëhet fjalë për video-lojërat”, bëri shaka nëna e tij dhe shtoi se Jack ka edhe një motër me autizëm për të cilën kujdeset gjithmonë dhe se “gjëja më e mirë për të është zemra e tij”.

Related posts

Personi i parë që viziton katër pikat më të thella në planetin Tokë, ish-marinsi amerikan u zhyt në fund të oqeaneve më të thella

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Njihuni me 100-vjeçaren që punon si roje e parkut nacional në SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More