Agjencia Zhurnal.mk.

Braktisi fëmijët e saj, arrestohet një grua në Prishtinë

Një grua është arrestuar nën dyshimin se me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:20, në Hajvali.

Po ashtu sipas raportit, rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Related posts

Katër sera me kanabis në Berat, vihen në pranga gjashtë persona të përfshirë, tre të tjerë në kërkim

D V

Aksident në rrugën Radovish-Shtip, lëndohet një person

D V

Aksident në Shkup, lëndohet një 22-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky