Agjencia Zhurnal.mk.

Brabus dhe Fostla e transformuan Mercedes-AMG GT 63 S në një “predhë” me 800 kuaj/fuqi

Brabus dhe Fostla kanë bashkuar forcat për të krijuar një Mercedes-AMG GT 63 S unik që mund të përputhet me performancën e super-veturave.

 

Filloi puna në një motor V0 4.0-litër me dy turbo, i cili iu nënshtrua një trajtimi të përmirësimit të performancës Brabus PowerXtra B40S-800, kështu që tani zhvillon 800 kuaj fuqi dhe 1.000 Nm çifte rrotulluese.

Kjo fuqi lejon që vetura të përshpejtojë nga 0 në 100 km / orë në 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 315 km / orë.

Janë bërë shumë ndryshime vizuale, Brabus ka përgatitur një parakolp të ri, shenja unike dhe një pamje më e ‘egër’ prapa.

Fostla e ka bërë GT 63 S të spikatur edhe më shumë falë fletës së gjelbër Badnalnds, stolisjes prej bakri dhe detajeve në rrota, bulonave qendrore, frenave, spoilerit të pasëm dhe grilës së përparme.

Related posts

Pronari i ri “ngatërroi këmbën”, makinën e blerë nga salloni e nxori përmes dritares – nga kati i parë!

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

Kjo është vetura më e shitur në Evropë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More