Agjencia Zhurnal.mk.

BPB me rritje prej 1.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit

 Shkup, 12 shtator – Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e dytë të vitit 2023, është 1.1 për qind sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikës.

 Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritje është vërejtur në sektorët: G, H dhe I Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim nga 7.6  për qind, Veprimtari financiare dhe veprimtari e sigurimit nga 5 për qind.

 Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jo fitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në mënyrë nominale rritet për 9.9 për qind, ndërsa pjesmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm-bruto është 73.9 për qind.

 Në periudhën e njejtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 2.6 për qind, dhe te importi i mallrave dhe shërbimeve në mënyre nominale është vërejtur ulje për 3 për qind.

 Shkalla e rritjes së BPB në tremujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave të ESHS-së është 2.1 për qind. Vlerësimet e Ministrisë së Financave janë se PBP sivjet do të jetë 2.5 për qind.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy