Agjencia Zhurnal.mk.

BP: Më 1 shkurt përfundon afati për paraqitjen e punimeve shkencore për Çmimin vjetor të Bankës Popullore

Shkup, 13 janar – Afati përfundimtar për dërgimin e punimeve shkencore për Çmimin vjetor për vitin 2022 për punën më të mirë nga fusha bankare dhe e makroekonomisë së Bankës Popullore (BP) skadon më 1 shkurt të vitit 2022, përkujtojnë nga Banka Qendrore.

 

Konkursin, që Banka Popullore e publikon tradicionalisht në 15 ditët e fundit, ka për qëllim ta nxisë mendimin shkencor dhe të afirmojë hulumtues të rinj. Të drejtë për pjesëmarrje kanë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri 35 vjeçare, me përjashtim të të punësuarve në Bankën Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës popullore. Më shumë informacione mund të gjenden në linkun: https://bit.ly/Godisna_nagrada.

“Punimi duhet të përmbajë një përmbledhje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për temën përkatëse dhe rekomandohet të ketë një strukturë standarde të kërkimit shkencor. Autori ka të drejtë të paraqesë vetëm një punim dhe ai mund të dorëzohet në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze. Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë dhe me punime tashmë të publikuara (por jo përpara datës 1 janar 2020), precizojnë nga BP.

Çmimi vjetor i Bankës Popullore për të renditurin e parë, shtojnë, arrin 100.000 denarë neto.

“Nëse punimi i renditur në vendin e dytë është i një cilësie të përafërt me atë të renditurit të parë, Banka Popullore mund të ndajë çmimin e dytë, në vlerë prej 50.000 denarëve neto. Po ashtu, punimi i shpërblyer i prezantohet publikut ekspert në një ngjarje të organizuar nga Banka Popullore dhe i publikuar në ueb-faqen e institucionit”, theksojnë nga BP, duke shtuar se në vitet e fundit, punimet e shpërblyera janë prezantuar në një seancë të Klubit të studiuesve, i formuar nga Banka Popullore.

Nga Banka Qendrore theksojnë se ndër vite, në konkursin për Çmimin vjetor të Bankës Popullore, kanë arritur numër i madh i analizave cilësore dhe siç thonë, ai vepronte si qendër hulumtimi për studiuesit e rinj nga fusha e ekonomisë dhe financat.

Related posts

Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

D V

SHGM dënon sjelljen poshtëruese të kandidatit Fatmir Limani ndaj gazetares, Salije Sadiku

Redaksia

VMRO DPMNE njofton: Nesër publikojmë megaskandalin e Qeverisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More