Agjencia Zhurnal.mk.

‘Boxing day” u takon gjigantëve, fitojnë Man City, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea

Boxing Day u buzëqeshi skuadrave të mëdha në Ligën Premier pasi Manchester City, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea bënë detyrën duke fituar lehtësisht sfidat e tyre respektive.

Qytetarët luajtën tenis ndaj Leicester në Etihad në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Guardiolës të cilën Manchester City e fitoi me rezultatin 6-3.

Që City do të merrte fitoren e 9-të radhazi realizoi 4 gola që në pjesën e parë në duelin ndaj dhelprave, me Kevin De Bruyne, Riyad Mahrez, Ilkay Gundogan dhe Reahem Sterling.

Leicester nuk u dorëzua duke provuar gjithçka për gjithçka në pjesën e dytë teksa në harkun e 10 minutave shënoi tre herë me Maddison, Lookman dhe Iheanacho, por vetëm kaq pasi Laporte dhe Sterling vulosën fitoren e City-t që ruajti kreun e Ligës Premier edhe pas javës së 19-të duke u shpallur kampion dimri.

Mori fitoren e katërt radhazi duke blinduar vendin e 4-t Arsenali, që triumfoi me rezultatin e thellë 0-5 në transfertën ndaj Norwich City.

Dygolëshi i Bukayo Saka dhe finalizimet e Kiran Tierney, Alexandre Lacazette dhe Smith-Rowe i dhanë një fitore të rëndësishme Arsenalit që e ngjitën në kuotën e 35 pikëve.

Falë golave të Harry Kane, Lucas Mouras, dhe Heung min Son, bëri detyrën edhe Tottenham i Contes që triumfoi me shifrat 3-0 ndaj Crystal Palace.

Edhe Chelsea ka marr fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa, duke i mposhtur 3-1. Reecce James shënoi autogol i pari, por Chelsea fitoi me dy golat e Jorgihnos dhe një të Romelu Lukakut.

Related posts

Çfarë duhet të ndodhë që Anglia të marrë vendin e pestë në Ligën e Kampionëve pas humbjeve të Man Cityt dhe Arsenalit

D V

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk “të pistë”

D V

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy