Agjencia Zhurnal.mk.

Bota në vitin 2021: Lokdaune popullore dhe certifikata Kovid masat unifikuese në luftën kundër Kovid-19

Bllokime apo mbyllje popullore dhe certifikata Kovid, përveç vaksinimit, e shënuan vitin pandemik 2021 dhe ishin një nga termat më të përmendur në mediat vendase dhe ato botërore.

 

Bllokimi ose mbyllja e shtetit është përshkruar si “një masë kufizuese e përdorur nga qeveritë në mbarë botën për të kundërshtuar përhapjen e Kovid-19 dhe për të vendosur kufizime të rënda në lëvizjen, ndërveprimin social dhe aksesin në vendet publike”.

Gjatë festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ekspertët parashikojnë se situata me koronavirusin do të përkeqësohet, pasi lloji Omikron do të shkaktojë një valë të re infeksionesh, por drejtuesit e vendeve duan të shmangin si masë bllokimin.

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka hedhur poshtë akuzat se masat e reja të qeverisë kundër përhapjes së Omikron do ta shtyjnë vendin në një bllokim të ri.

Ai tha se situata në Mbretërinë e Bashkuar ishte e ndryshme nga viti i kaluar, pavarësisht frikës se lloji i ri mund të përhapet me shpejtësi, kryesisht për shkak të përdorimit të gjerë të vaksinave dhe testeve të koronavirusit.

Xhonson theksoi se nëse njerëzit duan të marrin pjesë në evente publike, “është një vendim i arsyeshëm që fillimisht të testohen “.

Presidenti francez Emanuel Makron ka thënë se vendi i tij nuk ka nevojë për një “bllokim” mbi suksesin e një certifikate shëndetësore në uljen e shkallës së përhapjes së infeksionit.

“Vendet që vendosin karantinë për të pavaksinuarit janë ato që nuk vendosën leje shëndetësore. Prandaj, një hap i tillë nuk është i nevojshëm në Francë, tha Makron.

Austriakët që nuk janë vaksinuar kundër Kovid-19, mes të cilëve edhe fëmijët 12-vjeçarë, janë në “bllokim” që prej 15 nëntorit në bazë të vendimit të qeverisë austriake të marrë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit janë në një “bllokim” të rreptë. Personat që nuk kanë një certifikatë vaksinimi të vlefshme, konfirmim se kanë kaluar Kovid-19 jo më parë se 180 ditë, nuk mund të hyjnë më në të gjitha dyqanet.

Më 22 nëntor, Austria hyri në bllokimin e saj të katërt, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që rifuste këtë masë drastike. Prandaj, panairet e Krishtlindjeve që tërheqin një numër të madh turistësh do të mbyllen, por qendrat e skive mbeten të hapura për të vaksinuarit.

“Bllokimi, një metodë relativisht e vështirë, është e vetmja mundësi për të reduktuar numrin e infeksioneve këtu”, tha Ministri i Shëndetësisë Volfgang Muekshtajn.

Sllovakia, një vend me 5.5 milionë banorë, gjithashtu inkorporoi “mbylljen” në nëntor për shkak të rritjes së numrit të të sapoinfektuarve dhe të shtruarve në spital, fillimisht vetëm për të pavaksinuarit dhe nga 25 nëntori për të gjithë qytetarët.

Holanda do të prezantojë një bllokim për Krishtlindje për të parandaluar përhapjen e variantit Omikron të koronavirusit. Të gjitha dyqanet ushqimore, shkollat, baret, restorantet dhe vendet e tjera publike do të jenë të mbyllura të paktën deri në mes të janarit.

Kryeministri Mark Rute tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”.

Këto janë masat më të rrepta që një vend ka marrë ndonjëherë për shkak të Omikronit.

Vende të tjera në të gjithë Evropën po shtrëngojnë masat për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri.

Bllokimi i parë në Evropë u zbatua nga Italia, e cila më 21 shkurt shënoi një vit nga bllokada e Kovid-19 – mbyllja mbuloi disa rajone, si Lombardia dhe Emilia-Romanja dhe sektorë të veçantë, si një pjesë të shkollave dhe masa drastike që tronditën botën.

Në atë kohë, Italia kishte 152 raste të regjistruara dhe tre vdekje nga Kovid, kështu që dukej si një reagim i tepruar. Megjithatë, me kalimin e ditëve, masat u bënë më kufizuese – deri më 4 mars, të gjitha shkollat ​​në Itali u mbyllën dhe një javë më vonë, i gjithë vendi ishte nën bllokadë.

Banorët e Melburnit, qyteti i dytë më i madh i Australisë, pësuan bllokimin më të madh, me miliona njerëz në izolim që nga mesi i gushtit – mbyllja e tyre e gjashtë gjatë pandemisë. Zyrtarët janë zotuar të heqin ndalimin pasi vaksinimi me dozë të dyfishtë për njerëzit mbi moshën 16 vjeç tejkaloi 70 për qind në shtetin Viktoria, me kryeqytet Melburnin.

Kryeministri Skot Morison ka konfirmuar se vendi e ka arritur këtë qëllim, kështu që ka vende ku normat e vaksinimit janë midis 80 dhe 90 për qind. Ata dolën nga bllokimi më 21 tetor.

Ndërkohë, në kryeqytetin indian Nju-Delhi, masat e mbylljes u vendosën gjatë fundjavave për të parandaluar një rritje drastike të numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Sipas tyre, qendrat tregtare dhe fitnesi kanë qenë të mbyllura gjatë fundjavave dhe lokalet nuk kanë mundur t’i shërbejnë qytetarëve brenda objekteve. Autoritetet thonë se vetëm ata që ofrojnë shërbime thelbësore për qytetarët do të kenë leje pune.

Nga vendet në rajon, qeveria greke nuk po mendon të prezantojë një bllokim të ri.

Zëdhënësi, Janis Ikonomu përjashtoi kategorikisht mundësinë e futjes së një karantine të re të plotë në Greqi, duke shpjeguar se ata janë të fokusuar në përpjekjet për të rritur mbulimin e imunizimit dhe forcimin e sistemit shëndetësor.

Ikonomu tha se qeveria ka një strategji konkrete për të “mbajtur shoqërinë, arsimin dhe ekonominë të hapura dhe plotësisht funksionale”.

Së pari, mundësia e vendosjes së një bllokimi të ri nuk merret parasysh. Së dyti, po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të rritur mbulimin e imunizimit me dozat e para dhe të treta përforcuese, tha Ikonomu.

Në Bullgari, megjithëse parashikohej të kishte një bllokim të ri në tetor, kjo nuk ndodhi sepse qeveria bullgare vendosi të kontrollojë krizën me Kovid-19 dhe të sigurojë punë për të gjitha institucionet shëndetësore pa mbyllur vendin, ku janë marrë të gjitha masat për të mbështetur biznesin.

Këtë vit, edhe shtetet e tjera fqinje, Shqipëria dhe Serbia, e kanë shmangur këtë masë rigoroze.

Vitin e kaluar, sipas “Harper Kollins”, e cila boton një fjalor interpretues në gjuhën angleze, “lokdaun” u zgjodh fjala e vitit sepse masa, e përdorur në shumë vende të botës, “u bë një përvojë unifikuese për miliarda njerëz në mbarë botën që luajtën kolektivisht një rol në luftën kundër Kovid-19

Për të shmangur një bllokim, vendet kanë përdorur të ashtuquajturat certifikata Kovid.

Komisioni Evropian njoftoi në mes të marsit se certifikatat do të lehtësonin lëvizjen në BE, duke specifikuar se qëllimi i këtij dokumenti ishte të përshkruante gjendjen mjekësore të një personi.

KE theksoi se ky dokument nuk është një pasaportë, por një certifikatë.

“Dokumenti do të përshkruajë gjendjen mjekësore të personit. Ka tre dimensione të një situate shëndetësore: nëse një person është vaksinuar, nëse ai ka bërë një test PCR ose nëse ka imunitet pas shërimit nga infeksioni Kovid”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Erik Mamer.

Komisioni miratoi një raport më 18 tetor mbi Certifikatën Digjitale të Kovidit të BE-së dhe zbatimin e saj në të gjithë Bashkimin Evropian. Raporti tregon se certifikata është një element kyç në përgjigjen e Evropës ndaj pandemisë Kovid-19, me më shumë se 591 milionë certifikata të lëshuara.

Të dhënat e KE-së tregojnë se certifikatat dyfishuan numrin e fluturimeve civile në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Certifikatat evropiane njihen në 43 vende, 16 prej të cilave janë jashtë BE-së. Gjithashtu, sipas KE-së, 60 vende të huaja dëshirojnë të lidhen me sistemin evropian të certifikimit për të garantuar njohje reciproke me certifikatat e tyre të vaksinimit, certifikatat e testimeve dhe të personave që e kanë kaluar virusin.

Vlerësimi i radhës i vlefshmërisë së certifikatave pritet më 31 mars të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, Komisioni mund të propozojë vazhdimin e përdorimit të certifikatave, në varësi të zhvillimit të pandemisë.

Related posts

Shtetet e Bashkuara regjistrojnë mesatarisht mbi 100,000 raste të reja me Kovid-19 në ditë

Redaksia

Të Gjelbrit në Austri po distancohen gjithnjë e më shumë nga kancelari Sebastian Kurz

D V

Mali i Zi regjistron pesë raste me Omicron të COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More