Agjencia Zhurnal.mk.

Borrell: Nëse njëra bllokon procesin e ndërpres dialogun

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Ai ka shpërndarë një deklaratë të shefit të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Në deklaratën e Borrellit thuhet se ditëve në vazhdim do të ftohen për t’i rinisur diskutime për marrëveshjen përfundimtare.

“Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshjen për targat.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera.

Related posts

Në Kosovë miratohet vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç kundër COVID-19

D V

Serwer: Kosova të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë dhe të përmirësojë raportet me Kinën

D V

Specialja miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin në Hagë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More