Agjencia Zhurnal.mk.

Borrell: BE e shqetësuar nga ndikimi i Rusisë në Ballkan

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell ka thënë sot se BE është “shqetësuar nga ndërhyrja dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”.

Pas takimit në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, Borrell ka theksuar se “disinformimi” rus dhe propaganda është rritur.

Zyrtari i BE e cilësoi Shqipërisë partnerin më të besueshëm pasi politikat e saj janë 100% në përputhje me BE. Borrell vlerësoi rolin e Tiranës në OKB, duke iu referuar rezolutës kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Përfaqësuesi për Politikat e Jashtme të BE-së foli edhe për rritjen e çmimeve. Borrell tha se lufta në Ukrainë ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore, kjo nuk ka të bëjë me faktin se Shqipëria është pjesë e sanksioneve.

“Është pasojë e varësisë që kemi ne, të ekonomisë botërore dhe që Rusia po e përdor si armë”, tha Borrell duke sjellë si shembull rritjen e energjisë elektrike në Spanjë dhe naftën në Bruksel.

“Nafta është rritur me më shumë se dy euro litri, 20% rritje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për ushqimet. Do të jetë një fenomen që do të ndikojë shumë vendet e varfra që varen nga gruri i prodhuar në Rusi”, shtoi ai.

📍Kryeministria – Në konferencë me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell🇦🇱🤝🇪🇺

🔴 #LiveKonferenca për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë/ Zëvëndës Presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles 🇪🇺 dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama 🇦🇱.

Posted by European Union in Albania on Tuesday, March 15, 2022

Related posts

Rama: Baza Ajrore e Kuçovës, rrit rëndësinë strategjike të Shqipërisë

D V

Kriza energjetike në Shqipëri, Balluku bën thirrje për kursim

Xh M

Bebja e parë për 2023 është vajzë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More