Agjencia Zhurnal.mk.

“Borka”: Të mundësohen ekzaminime në kohë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Shkup, 22 tetor – Në shëndetësinë publike, gratë me vështirësi arrijnë në termin për eko të gjirit ose mamografi, veçanërisht në periudhën e kaluar që nga fillimi i pandemisë KOVID-19. Në shënimin e muajit për luftë me kancerin e gjirit, Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – Për çdo ditë të re” edhe këtë vit e theksoi rëndësinë e ekzaminimeve diagnostikuese në kohë duke qenë se është një sëmundje që nuk mund të parandalohet dhe rezultati pozitiv i së cilës varet mga zbulimi i hershëm.

 

“Kanceri i gjirit nuk mund të parandalohet, mund të zbulohet herët, dhe për ta zbuluar herët duhet t’u mundësojmë grave që të bëjnë ekzaminime në kohë. Mos të presin në lista, mos të presin për eko ekzaminime dhe programet e mamografisë dhe skriningut të fillojnë të zbatohen kudo nëpër komuna. Sepse lind një problem tjetër – diagnostifikimi i vonuar. Na kanë munguar një numër i madh i njerëzve të cilët nga frika e udhëtimit, të pavaksinuar, nuk i kryejnë procedurat diagnostikuese në kohë dhe do të shfaqen në një fazë të mëvonshme kur vetë trajtimi të jetë shumë më i vështirë, tha Biba Dodeva, kryetare e “Borkës”në një ngjarje me rastin e Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Apeloi që të tejkalohet problemi me procedurat e termineve dhe të mundësohet radiologu menjëherë të referojë për biopsi, të fillohet me programet e skriningut dhe në fund, siç tha ai, të fillojë edhe te ne aplikimi i qasjes multidisiplinare si një nga mënyrat relevante për mjekimin e kancerit në përgjithësi, jo vetëm kancerin e gjirit.

Kumtoi se sipas parashikimit të OBSH -së për vitin e kaluar, kemi një rënie të rasteve të reja, gjegjësisht 988 dhe 316 që vdiqën nga kanceri i gjirit.

Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, në ngjarjen në “Ramstore Mall” i porositi gratë që të kenë kujdes, shpesh të bëjnë vetëkontroll dhe mamografi të rregullta dhe për çdo ndryshim të paraqiten te mjeku.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të regjistrohen ndryshimet fillestare sepse në atë mënyrë mund të merren masa dhe të shpëtohet jeta. Në këtë ditë, le t’i kujtojmë gjithë ata që humbën betejën me sëmundjen, t’i japim mbështetje të gjithë atyre që po luftojnë sot dhe të bëjmë thirrje për masa parandaluese – një mënyrë jetese të shëndetshme, e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Para së gjithash, të mos përdoret alkool dhe duhan në sasi të mëdha, të përdoret ushqim i shëndetshëm dhe të keni aktivitet fizik, tha Gjorgievska, e cila për vitin e tretë është pjesë e aktiviteteve të “Borka” dhe shoqatave të tjera aktive në ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit.

Drejtoresha e përgjithshme e “Ramstore Maqedoni”, Daniela Ademoska theksoi se kompania e tyre me përgjegjësi shoqërore i bashkohet shënimit të muajit për luftë kundër kancerin të gjirit, sepse, tha, të gjithë duhet të solidarizohen kur është në pyetje shëndeti dhe kjo sëmundje nuk duhet të jetë një temë tabu dhe për të hapur të flasim.

“Në kompaninë tonë mbi 60 për qind e të punësuarve janë gra dhe me këtë ngjarje dëshirojmë t’i mbështesim të gjithë ata që kanë pasur përvojë në luftimin e kancerit të gjirit dhe të rrisim vetëdijen për diagnostikimin e hershëm dhe marrjen e aktiviteteve parandaluese, shtoi Ademoska.

Related posts

Hoxhiq: PAD do të jetë në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme

D V

Xhaferi: Për kundërshtimin e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes duhet promovim të kulturës së tolerancës dhe inkluzionit

D V

Hoxha dhe Zendeli takim me bujqit e Dobërdollit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More