Agjencia Zhurnal.mk.

Borisov: Radev i ka prishur marrëdhëniet me të gjithë fqinjët dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Sofje, 21 nëntor – Ish-kryeministri bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin dhe kandidatin për mandat të dytë Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet e Bullgarisë me të gjithë fqinjët e saj.

 

Nga vendi më i preferuar në Ballkan, sipas Borisovit, Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë.

Borisov theksoi se është e turpshme Radevi të shkojë në takimet e kreut të NATO-s, ta udhëheqë nismën “Tri detëra” dhe të thotë më pas, se Krimea i takon Rusisë.

Borisov e shfrytëzoi mundësinë t’i akuzojë kundërshtarët e vet të Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov dhe Atanas Atanasov dhe ish-partnerin e tij të afërt në GERB, Cvetan Cvetanov.

Borisov është i habitur edhe që kandidati potencial për kryeministër i Bullgarisë, Kirill Petkov, qëndron pranë Rumen Petkovit, i cili e shkeli të drejtën ndërkombëtare, ndërsa ai hesht. 

Related posts

Spasovski: Spekulime janë informacionet për tuba me karburant në autobusin e “Besa Transit”

D V

KSHZ: Deri në orën 11 jehona në zgjedhje është 10,22 për qind

Redaksia

Bisedë telefonike Radev – Van der Belen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More