Agjencia Zhurnal.mk.

Borisov kërkon pakica bullgare të futet në Kushtetutën e Maqedonisë nëse duam mbështetje për në BE

Sofje, 28 tetor – Që Bullgaria ta mbështesë Maqedoninë e Veriut, pakica bullgare do të duhet të futet në Kushtetutën e shtetit, thotë lideri i partisë bullgare GERB dhe ish-kryeministër, Bojko Borisov.

 

Deklarata e tij pasoi pas takimit në Sofje me përfaqësues të shoqatave bullgare në Maqedoni të Veriut, të cilat, sipas tij, i janë ankuar se “në vend po ndjehen sikur të mos ekzistojnë”.

“Ata e dinë se mbështetja jonë si pushtet apo si opozitë varet nga njohja e pakicës bullgare. Për këtë temë gjetëm mirëkuptim me Edi Ramën, të njejtën e pres edhe nga Zoran Zaevi. Për Bullgarinë është jashtëzakonisht me rëndësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian”, shkroi Borisov në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai, lidhur me situatën politike në Bullgari, vlerëson se shteti ka rënë në izolim ndërkombëtar në muajt e fundit, ndërsa shtetet demokratike “kanë qeshur me diplomacinë e dobët”.

“Bullgaria po dridhet nga skandalet, në vend se të debatojmë për tema të rëndësishme si raportet me Maqedoninë e Veriut dhe krizën me Kovid-19, Radev emëron ministra me shtetësi të dyfishtë dhe tenton të ushtrojë ndikim ndaj Gjykatës kushtetuese, asnjëherë nuk kemi pasur president i cili i lejon vetes ta shkelë Kushtetutën”, shton Borisov.

Përfaqësues të disa shoqatave bullgare në Maqedoni të Veriut, dje u pritën edhe nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili në takim ka cekur se pa bashkëpunim me bullgarët maqedonas, Sofja nuk mund t’i mbrojë në mënyrë adekuate të drejtat e tyre. Ai përkujtoi se në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut qëndron se Sofja ka të drejtë t’i mbrojë të drejtat e bullgarëve maqedonas.

Related posts

Kasami kërkon ndërprerjen e të gjitha projekteve infrastrukrurore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit

D V

Sot vendoset për masa të reja kundër delta llojit të korona virusit, fillon vaksinimi i mësimdhënësve

Z H

Vendi do t’i pranojë 780 afganë, pjesa më e madhe do të vendosen në periferi të Shkupit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More