Agjencia Zhurnal.mk.

Borisov: Ka tema për të cilat dy palët duhet të bëjnë kompromis

Shkup, 19 janar – Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë më të madhe opozitare parlamentare, Bojko Borisov, gjatë vizitës në Silistra komentoi se janë të rëndësishme çështjet historike, historia, puna e libravee, mbishkrimet dhe monumentet.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Borisov përkujtoi në përpjekjet e Bullgarisë të bëra që në kohën e presidentit Zhelu Zhelev deri në nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të mbështetur nga të gjitha partitë politike në Bullgari. Në të, sipas Borisovit, thuhet se çfarë duhet bërë dhe çfarë komisione duhet të ketë.

Ai tha se dje ka mësuar “se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”.

“Aq vite para meje asnjë politikan maqedonas nuk e ka lejuar veten të thotë një gjë të tillë – se heqin dorë dhe nuk do të kenë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, tha ish-kryeministri, duke përkujtuar se Bullgaria e para e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO, e para e njohu pavarësinë e saj dhe dëshiron që ajo të anëtarësohet në BE.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky