Agjencia Zhurnal.mk.

Borisov: BE-ja do ta poshtërsojë Bullgarinë për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 nëntor – BE-ja do ta poshtërsojë Bullgarinë me qëllim që Maqedonia e Veriut të mer dritë jeshile për fillim të negociatave dhe e gjithë kjo është përshkak politikës së pasuksesshme të jashtme të Rumen Radev, konsideron ish kryeministri bullgar dhe lider i GERB, Bojko Borisov, informon Zhurnal.

 

Borisov e citon presidentin francez Emanuel Makron, se deri në dhjetor Maqedonia duhet të fillojë negociata, që sipas tij, BE do ta detyrojë Bullgarinë të bëjë lëshime dhe siç shton, e gjithë kjo është përshkak presidentit bullgar, Rumen Radev.

Ai ndjenë keqardhje që gjërat kanë shkuar në këtë drejtim dhe tha se ka ekzistuar mundësi që të dy si liderë të menaxhojnë me krizën.

Llozan Panov është kandidat i GERB në zgjedhjet presidenciale në Bullgari të cilat mbahen këtë të diel.//Zhurnal.mk

Related posts

Aksident në Ohër, humb jetën një këmbësorë

D V

Reagim i sindikatës të policisë së Maqedonisë për sulmet e shpeshtuara ndaj policëve

Redaksia

Deri tani në Maqedoni janë rivaksinuar 35% e popullatës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More