Agjencia Zhurnal.mk.

Borisllavova: Bullgaria mbështetë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Shkup, 22 qershor – Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit bullgar sot do të shqyrtojë propozimin e presidencës franceze me BE-në për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, pas së cilës Qeveria bullgare do të njoftohet me hollësitë për vërejtur nëse dokumenti i propozuar i mbron interesat bullgare, deklaroi për MIA-n, shefja e kabinetit të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, Lena Borisllavova.

Në një deklaratë të shkurtër, Borisllavova theksoi se Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Duke komentuar paralajmërimin e ish-kryeministrit bullgar dhe liderit të partisë “Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë” (GERB), Bojko Borisov, se 59 deputetët e partisë së tij do të mbështesin “propozimin francez” në seancën plenare parlamentare, Borisllavova deklaroi se GERB mund të e mbështeti propozimin në “sallën plenare të Parlamentit të Bullgarisë”.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy