Agjencia Zhurnal.mk.

Boris Johnson zbulon datën se kur hiqen kufizimet në stadiumet e futbollit në Angli

Kryeministri, Boris Johnson ka konfirmuar se stadiumet e futbollit nuk do të kenë një kufizim të kapaciteti nga 19 korriku.

 

Masat e reja do të hyjnë në fuqi tre javë para se edicioni 2021/22 i Ligës Premier të fillojë (13 gusht), ndërsa skuadra, Brentford pret Arsenalin.

Do të jetë hera e parë që stadiumet e futbollit anglez gëzojnë një kapacitet të plotë që nga mesi i marsit 2020, kur COVID-19 bllokoi tërë vendin.

English top-flight games kick off on August 13, three weeks after the regulation comes in

Kjo vjen në hapin e katërt të udhërrëfyesit të Qeverisë që jetësohet në javët e ardhshme.

Johnson tha në konferencën e tij të përditshme: “Derisa kemi ardhur në hapin e katërt, ne duhet të balancojmë rreziqet”.

“Ne duhet të marrim një vendim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar.”

Related posts

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Video nga përleshja e babait të Federico Chiesas me trajnerin e tanishëm të Anglisë

D V

Koeman pas barazimit me Granadan: Kjo Barcelonë nuk është Barcelona e 2012-tës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More