Shkup, 6 shtator – “Duhet ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më parë. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj meritojnë të kenë progres në rrugën drejt BE-së”, shkroi në Tuiter përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës.
“Me Zoran Zaevin kemi biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE – Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe sigurinë, çështjet globale, integrimin rajonal, zgjerimin”, thekson Borell.