Agjencia Zhurnal.mk.

Borell ftoi sërish në takim Kurtin dhe Vuçiqin

Kosova dhe Serbia mbrëmë arritën marrëveshje parimore për të dalë nga kriza dhe tani BE-ja po i fton sërish liderët që të cementojnë procesin.

 

Siç njoftoi Shërbimi Europian për Punë të Jashtme mbrëmë, Prishtina dhe Beogradi në nivelin e negociatorëve kryesorë arritën të shmangin përshkallëzimin e problemeve me targat dhe të kthejnë fokusin e dialogut nën udhëheqjen e BE-së dhe kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Serbia pranoi të mos lëshojë targa KM për serbët në Kosovë dhe Prishtina premtoi se nuk do t’i ndëshkojë qytetarët që veçmë kanë targa të tilla.

Por, ky është vetëm fillimi i një rikthimi në tryezën e bisedimeve.

Zëdhënësi për Punë të Jashtme, Peter Stano, tha sot në konferencën e rregullt për media në Komisionin Evropian se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në një takim të ri.

“Pas marrëveshjes së djeshme, me rëndësi është të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Borrell ftoi dy liderët në Bruksel që të vazhdojnë punën për normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun. Marrëveshja e djeshme nuk është një marrëveshje përfundimtare, ajo do të na mundësojë të hyjmë në një fazë të re dhe të punojmë për çështjet në mënyrë të qëndrueshme, tha Stano.

BE-ja tani pret përgjigje nga të dyja palët dhe do të informojë nëse dhe kur do të mbahet takimi i radhës me Vuçiqin dhe Kurtin në kuadër të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Related posts

Presidentja Osmani përkujton heroin Luan Haradinaj në 25-vjetorin e rënies

D V

Konjufca: Golob mund të jetë kryeministër i Sllovenisë, kujdes se si i referoheni

D V

Këto janë katër drejtoritë që do i udhëheq PDK-ja në Gjilan

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More