Agjencia Zhurnal.mk.

Borel: Kandidatet për anëtarësim në BE të punojnë në reforma në sferat kyçe

Shkup, 19 tetor – Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel deklaroi se kandidatet potenciale për anëtarësim në BE duhet të punojnë në reforma në sferat kyçe për integrim më të shpejtë.

 

Me rastin e miratimit të Pakos për zgjerim për vitin 2021, ai i përfshin raportet vjetore të Komisionit evropian për përparimin e vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në Union, Borel theksoi se është e domosdoshme të mbahet “proces kredibil i zgjerimit”.

“Ajo është rrugë dykahëshe: metodologjia e re është qasje e bazuar në merita. Ajo lë fokus më të madh në reformat në sferat themelore, siç janë sundimi i së drejtës, liritë themelore, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike”, shtoi Borel.

Ai theksoi se partnerët evropianë, kandidatët dhe kandidatët potencial për anëtarësim “duhet t’u kthehen atyre reformave, në interes të qytetarëve, dhe t’i lënë anash dallimet e ndërsjellta.

“Nga ana e BE-së, ne duhet t’i përmbushim obligimet tona. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Është koha të bashkohemi në[ ndërtimin e një Evrope më të fuqishme”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Related posts

Kasami nga Shipkovica: Zhvillimi i turizmit malor, prioritet i ynë

Redaksia

Maqedonia e Veriut pret ndryshime nga zgjedhjet në Bullgari

R Zh

Normalizohet komunikacioni në aksin Strumicë – Vallandovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More