Agjencia Zhurnal.mk.

Borë në pjesët perëndimore dhe veriore si dhe në viset më të larta

Shkup, 10 janar – Moti sot do të jetë me vranësira me të reshura të rrëmbyeshme (në më shumë vende mbi 25l/m2, ndërsa në nivel lokal edhe mbi 30l/m2). Reshjet në pjesët perëndimore dhe veriore si dhe në viset më të larta do të jenë kryesisht me borë. Do të formohet sipërfaqe e borës, veçmas në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët e përkohshme përgjatë Vardarit deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup mot me vranësira dhe reshje të shiut dhe borës së përkohshme dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite reshjet do të jenë kryesisht me borë dhe do të formohet sipërfaqe e vogël e borës.

Për nesër DPHM paralajmëron reshje të përkohshme lokale të borës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e mërkura pason periudhë e motit stabil, të thatë dhe me erë deri të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale kudo do të jenë nën zero, ndërsa më ftohtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperaturat e mëngjesit në vende- vende do të bien nën -10 gradë, ndërsa ato gjatë ditës do të mbeten negative.

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky