Agjencia Zhurnal.mk.

Bonucci: Nuk kemi frikë që luajm në Angli, mos të merremi me teori konspirative

Finalja e madhe e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ po afron, ku do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley.

Italia dhe Anglia do ta diskutojnë finalen e madhe ku pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

Mbrojtësi me përvojë të madhe i Italisë, Leonardo Bonucci ka folur para kësaj ndeshje, duke thënë se nuk i frikëson fakti që luajnë në vendin e anglezëve.

“Ne do të luajmë në Angli, por kjo nuk na frikëson. Mendojmë vetëm të luajmë futboll dhe të argëtohemi, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Në fushë do të dhurojnë shfaqjen më të mirë në futboll Anglia, Italia dhe gjyqtarët”, deklaroi Bonucci.

Reprezentuesi italian thotë se nuk duhen të merren me teori konspirative, pasi qëllimi i tyre është vetëm fitorja e madhe në finale.

“Fitorja të dielën do të ishte një nxitje e madje e besimit për Italinë dhe gjithë lëvizjen e futbollin në vendin tonë. Mos të merremi me teori konspiracioni, të mendojmë vetëm për të luajtur futboll”, vazhdoi tutje mbrojtësi italian.

Tutje mbrojtësi italian tha se trajneri Roberto Mancini i ka bërë futbollistët të besojnë duke nxjerr talentin dhe kualitetin më të mirë nga ta.

“Mezi presim të dalim në fushë, edhe nëse shumica e tifozëve do të jenë anglezë. Ne duam të bëjmë diçka historike, një paraqitje të shkëlqyeshme dhe pastaj të shohim se si përfundon ndeshja”.

“Nuk duhet të kemi alibi, thjesht të mendojmë të luajmë futboll. E kaluara është e kaluar dhe ne do të luftojmë në fushë të dielën”.

“Mancini na bëri të besojmë se rruga e tij ishte e drejta, më e mira. Ai nxori talentin, kualitetin, elementë që të bëjnë të fitosh në futboll. Komplimentet e Mourinho janë të bukura, por duhet të qëndrojmë larg tyre”, u shpreh Bonucci.

Finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00 në Wembley.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky