Agjencia Zhurnal.mk.

Bombardohet gjatë natës zona rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës.

Sipas informacionit te shperndare nga autoritetet ukrainase, nga sulmi mesohet se jane demtuar tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike .

“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan. Dhjetëra shtëpi , ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan,” tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.

Nderkohe, qyteti ukrainas Kherson mbeti pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë në bombardimet ruse.

Related posts

Pse 9 Maji është ‘një ditë e madhe për Rusinë’ dhe a mund të ndodhë shpallja e luftës ndaj Ukrainës, po në këtë ditë?

D V

Putin: Përgjigja do të jetë e ashpër nëse vazhdojnë sulmet kundër Rusisë

Xh M

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Japoni, ka edhe viktima

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More