Agjencia Zhurnal.mk.

Bolsonaro: Nuk i humba zgjedhjet, të anulohen votat e numëruara me makineri

Një muaj pasi humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Zhair Bolsonaro ka paraqitur një peticion kundër rezultatit.

 

Bolsonaro dhe partia e tij Liberale pretendojnë se njëra nga makineritë e numërimit elektronik ka keqfunksionuar duke ndikuar në rezultat.

Avokatët e tij kanë kërkuar nga autoriteteve zgjedhore të Brazilit që ti anulojnë votat e numrëruara nga kjo makineri dhe ti japin fitoren Bolsanoros sepse sipas tyre ai ka marr 51% të votave.

Nga ana tjetër autoritetet zgjedhore pohojnë se paravarsisht gabimit, rezultati nuk është ndikuar.

Ato pohojnë se meqenëse të njëjtat makineri numërimi u përdorën në raundin e parë të zgjedhjeve, ku partia e Bolsonaro moru më shumë vende në të dy dhomat e kongresit, atëherë ankesa duhet të modifikohet dhe anulimi të bëhet edhe për raundin e parë.

Komisioni zgjedhor tashmë ka shpallur fitoren e ish-presidentin e majtë Luiz Inácio Lula da Silva. Ndwrsa  Bolsonaro dhe mbështetësit e tij kanë vendosur ta refuzojnë atw.

Presidenti i ri Lula da Silva mori mbi 60 milionë vota, duke thyer rekordin e tij nga viti 2006.

Related posts

Presidenti turk viziton Shqipërinë

D V

Këta janë dy ministrat shqiptarë në Qeverinë e Abazoviq

Xh M

Kryeministri i Izraelit e mbështeti planin amerikan për demarkacionin detar me Libanin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More