Agjencia Zhurnal.mk.

Bojkotohet mësimi nga nxënësit e kalsës së katërt në rajonin e Tetovës

Tetovë, 6 shtator – Sot një pjesë e prindërve të nxënësve të klasës së katërt në rajonin e Tetovës nuk i lëshuan fëmijët në mësim dhe e mbajtën bojkotin e paralajmëruar. Ashtu bënë prindërit e nxënësve në shkollën fillore “8 Marsi” në Miletinë, Komuna e Bërvenicës.

 

Ata janë të revoltuar që sivjet nxënësit e klasës së katërt nuk morën tekste shkollore dhe në sipas konceptit të ri duhet të mësojnë nga tekstet digjitale përmes pajisjeve elektronike.

“Askush nuk është kundër digjitalizimit, por kërkojmë kjo të jetë mjet ndihmës. Për shpjegim. Libri të jetë mjet kryesor për mësim. Libri është libër. Arsimi është falas për të gjithë, ndërsa këtu jemi të detyruar të shtypim libra. Nuk kanë të gjithë mundësi as të shtypin libra as të vlejnë tableta apo pajisje të tjera për ndjekjen e mësimit”, deklaroi Nenad Gjorgjeski, prindër dhe anëtar i këshillit shkollor në SHF “7 Marsi” në Miletinë.

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” e paralajmëroi bojkotin paralajmërues të mësimit.

Related posts

Rihapen kafenetë dhe restorantet në Greqi

Redaksia

Edhe një javë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve, partitë bashkëpunojnë sipas interesave

Z H

Aleanca për Shqiptarët: Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More