Agjencia Zhurnal.mk.

Bojkotohet mësimi në Jabollçishtë të Epërme!

Shkup, 2 Nëntor – Në shkollën fillore “Liria” në fshatin Jabollçisht i Epërm, prej dje një numër i madh i nxënësve, të mbështetur nga prindërit e tyre, po bojkotojnë mësimin, për shkak, siç thonë, kushteve të vështira, si mungesa e ngrohjes qendrore dhe ujit.

“Kjo ka filluar dje dhe sot, duhej të fillonte edhe më herët, mirëpo shkaku i zgjedhjeve nuk ndodhi, që mos të ketë të bëjë me kahje politike, por me realitetin. Fëmijët, aktualisht janë në mjerim. Një numër i madh nuk shkojnë në shkollë. Momentalisht nuk ka nxehje në shkollë, te ne është vendbanimi është mbi 1000 metra lartësi detare, mund të fillojë edhe bora, fëmijët nuk kanë nxehje, çatia e shkollës po pikon kur kemi reshje shiu, klasat janë të vogla për atë numër nxënësish. Ka klasa që janë me dyzet nxënës, nga 3 nxënës rrinë me një karrige”, tha Ramadan Amzai – prind.

Prindërit që bojkotojnë, kanë firmosur edhe një peticion me 84 nënshkrime ku kërkojnë dorëheqjen e drejtorit, por në të nuk përmenden kushtet në shkollë, por shkruhet se “se objekti ku zhvillohet mësimi u bë shtab politik i LSDM-së”. Për këtë, Drejtori i shkollës “Liria”, Jusuf Ahmeti, thotë se bojkoti bëhet për arsye politike dhe se po bojkotojnë vetëm një pjesë e nxënësve.

“Këtë e kanë lajmëruar edhe para kohe, ka motive politike banale, për shkak se ishin në garë dy kandidatë komune, një i LSDM-së dhe tjetri ishte i BDI-së dhe anëtarë dhe simpatizantë të shtabit të BDI-së kur i kanë parë rezultatet jo të favorshme për kandidatin e tyre, kanë lajmëruar se do të shkojnë te shkolla që t’i largojnë nxënësit për të mos vijuar mësimin”, deklaroi Jusuf Ahmeti – drejtor i Shkollës “Liria” – Jabollçishtë i Epërm.

Për sa u përket kushteve, Ahmeti thotë se janë në nivel të lartë dhe i kanë përmirësuar në të gjitha aspektet. Prindërit që bojkotojnë dërguan këtë fotografi të kësaj klase në kushte jo të mira. E nga ana tjetër drejtori na dërgoi këtë fotografi të një klase, gjersa shton se kanë investuar 1,2 milionë euro për përmirësimin e kushteve. Në shkollën “Liria” mësojnë rreth 830 nxënës, gjysma e të cilëve vijojnë mësimin në shkollat periferike, në Jabollçisht të Poshtëm edhe në Vranoc./TV21/

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy