Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Qëndrojmë në dispozicion për hetimin e fatkeqësisë

Shkup, 6 dhjetor – Për përgjegjësinë për fatkeqësinë e autobusit ka institucione që punojnë dhe hulumtojnë, në fund do të japin përgjigje se ku ishte lëshimi dhe në pajtim me atë secili do të marrë përgjegjësi, deklaroi sot ministri i transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

 

Në pyetjen e gazetarëve për përgjegjësinë e resorit që e kryeson për fatkeqësinë në të cilën jetën e humbën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë u lënduan, Boçvarski tha se në suaza të veprimit të tyre dhënia e licencave është plotësisht e papengueshme deri në këtë moment, licencat u jepen kompanive të cilat kanë kërkuar të ushtrojnë veprimtari të tillë, si dhe ekstrakte të licencave për të gjithë të cilët kërkuan të kenë dokument të tillë për automjetet e veta për të udhëtuar dhe për të kryer veprimtari të caktuar.

I kontrolluam, theksoi Boçvarski, dy vozitësit të cilët kanë drejtuar autobusin, ndërkaq kur do të marrim informatë nga organi apo institucioni kompetent, nga Prokuroria apo nga Ministria e Punëve të Brendshme, cilët janë vozitësit e tjerë të cilët kanë kaluar menjëherë do t’i kontrollojmë në bazën e të dhënave”, tha Boçvarski.

Tashmë i dhamë, shtoi, të gjitha dokumentet në Prokurori të cilat i ka baza jonë e të dhënave, ndërkaq kanë të bëjnë me këtë person juridik. I qëndrojmë në dispozicion hetimit dhe nuk do të doja që Ministria të shndërrohet në organ hetues dhe të licitojmë me çfarëdo lloj informatash. Me rëndësi është që hetimi të rrjedhë në pajtim me procedurat dhe atë që do ta thotë Prokuroria, ndërsa ne të jemi këtu mbështetje dhe t’i japim të gjitha dokumentet dhe informatat e nevojshme. Konsideroj se në tërë periudhën mjaft shpejtë e informuam opinionin. Tërë atë që e patëm si informatë nga bazat tona të të dhënave ua dhamë opinionit”, theksoi Boçvarski.

Ai informoi edhe se sërish është vendosur dhënia e certifikatave për vozitësit.

“Ajo ishte furnizimi i vetëm publik në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë që zbatohej jo vetëm për transport dhe lidhje për dhënie të vozitësve, por edhe për dhënie të licencave, për tokë ndërtimore, gjykatës dhe prokurorë nën drejtësi, për punë dhe sociale, për të gjitha institucionet që kanë qasje me ndonjë dhënie elektronike. Atë proces e udhëhiqte Sekretariati i përgjithshëm, ka përfunduar dhe vozitësit nga e enjtja e këtej kalojnë për t’i ripërtërirë certifikatat e tyre”, deklaroi Boçvarski, para takimit të Observatorit për siguri të rrugëve në Ballkanin Perëndimor.

Ministria e transportit dhe Lidhjeve pas fatkeqësisë së autobusit që ndodhi më 23 nëntor në autostradën “Struma” në Bullgari, ia mori licencën për punë kompanisë “Besa Trans BTB”, pasi që u konstatua se transportuesi për autobusin nuk kishte pasur licencë për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtarë, as ndërkaq për ndonjë lloj tjetër të transportit të udhëtarëve.

Related posts

Kovaçevski – Geer: Qeveria e re do të ngelë e përkushtuar për zgjidhje reciproke me Sofjen

Z H

Dimitrievski: Zaev nuk më ka uruar fitoren, politikat e tij e sollën LSDM-në në këtë gjendje

Z H

Shilegov: Deri në vitin 2024 Shkupi nuk do të ketë rrëmujë në komunikacion

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More