Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Përgjegjësi do të ketë, hetimi është në vijim

Shkup, 24 nëntor – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski thotë se përgjegjësi për aksidentin me autobus duhet të ketë dhe do të ketë, kudo që është bërë lëshimi.

 

Hetimi, thekson Boçvarski, është në vijim, ndërsa nga Drejtoria doganore pritet të informojë për të gjitha detajet – çfarë ka treguar automjeti në vendkalimin kufitar, çfarë dokumentesh ka paraqitur transportuesi gjatë daljes nga vendi dhe gjithçka tjetër që do t’i nevojitet për të gjithë procedurën.

Ministri Boçvarski në deklaratë për televizionin Telma kujtoi se dje Qeveria në seancë solli dy konkludime nga të cilat njëra është Inspektorati shtetëror për transport menjëherë të bëjë kontroll tek “Besa Trans”.

Ai, siç theksoi, nuk ik nga përgjegjësia, por kompetentët duhet të kufizohen.

“E informova opinionin për të gjithë situatën që e dimë. Tani mbetet të merren hapat dhe masat nga institucionet që duhet t’i ndërmarrin ato hapa. Unë absolutisht nuk i ik përgjegjësisë sepse dje thashë të gjitha mundësitë ligjore dhe thashë cilat janë kompetencat e Ministrisë, cila është puna jonë në lidhje me këtë rast. Inspektorati Shtetëror i Transportit duhet të ketë në kontroll terrenin dhe atë që po bëjnë ministritë. Ne i bëjmë punët administrative, i lëshojmë licencat, dhe nëse kompanitë punojnë sipas ligjit – kontrollojnë inspektimet. Nga ana tjetër, administrata doganore është përgjegjëse për kufijtë. Aty duhen kërkuar përgjigjet. Të gjithë presim, por duhet hetuar dhe veprohet mirë, pa u përjashtuar askush nga përgjegjësia”, nënvizoi Boçvarski.

Related posts

Ringjallet nacionalizmi pas triumfit të VMRO-së/ Çdo shqiptar është armik dhe qelizë kancerogjene e Maqedonisë!

Redaksia

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në parkun e Shkupit

D V

Komiteti i Helsinkit: Lufta kundër dhunës në bazë gjinore kërkon ndryshime sistematike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More