Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Kemi plan “B” nëse diskutohet Ligji për ndërtimin e autostradave

Shkup, 19 korrik – Si Qeveri gjithsesi që kemi përpunuar variante në lidhje me fillimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D sepse prioriteti ynë, qëllimi kyç dhe përfundimtar është të kemi rrugë të sigurta dhe moderne. Me cilin parim dhe cilën mënyrë do të ndërtohen është punë e Parlamentit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera, si dhe e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore e cila është e obliguar për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve në shtet dhe ka kapacitete dhe resurse të mëdha në këtë pjesë.

 

Këtë e potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në përgjigje të pyetjes nëse ekziston plan “B” pas paralajmërimit të Komisionit Antikorruptues se do ta diskutojë Ligjin për ndërtimin e autostradave para Gjykatës Kushtetuese, gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë.

Si shtet potencon, jemi shoqëri e vendosur demokratike dhe Kuvendi i ka kompetencat e tij.

“Grupet parlamentare paraqitën ligjin i cili ishte miratuar, ndërsa korrigjuesi i Kuvendit gjithsesi mund të jetë Gjykata Kushtetuese e cila mund të ketë iniciativë të vendosë nëse ndonjë ligj i cili është sjellur i përmban të gjitha elementet për të cilat është diskutuar ose jo. Gjithsesi nëse ky ligj hyn në fuqi, ndërsa tashmë ka paralajmërime se do të nënshkruhet nga presidenti i shtetit, ne do të veprojmë sipas atij, por secili që konsideron se duhet të ngritë ndonjë iniciativë mund ta bëjë atë sepse ky është shtet demokratik”, saktëson Boçvarski.

Kuvendi prej më parë njëzëri e votoi Ligjin për ndërtimin e autostradave me të cilin parashikohet konsorciumi amerikano-turk “Bektel-Enka” t’i ndërtojë autostradat Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishte-Strugë-QafëThanë dhe Manastir-Prilep sipas parimit çelës në dorë.

Related posts

Angelovska-Bezhoska: Me siguri do të bëjmë revision mesatar në rritje të inflacionit

Z H

Bilall Kasami pohon se ka shumicë në Këshill, seanca konstituive të enjten

Z H

Karakaçanovit nuk i pëlqen humbja në zgjedhje, pret rezultatet zyrtare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More