Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Kemi aktivitete serioze në pjesën e lidhjes së infrastrukturës rrugore me Bullgarinë

Shkup, 26 janar – Kemi aktivitete serioze në pjesën e lidhjes së infrastrukturës rrugore me Bullgarinë dhe deri në mes të vitit 2023 do të kemi lidhje rrugore pjesërisht të zgjeruar dhe tërësisht të rindërtuar. Në pranverë fillon ndërtimi i dy pjesëve të para të lidhjes hekurudhore në vlerë të investimit prej rreth 200 milion euro, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të dakordohet takim plotësues për shqyrtim të mundësive për lidhje me aeroplan ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, që do të jetë me kosto efektive edhe për aviotransportuesin, por edhe për qytetarët, thotë në intervistë për BNT ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Boçvarski në intervistë potencon se bëhet fjalë për një aviotransportues privat që mund të qarkullojë në relacionin Shkup-Sofje, por pa subvencionim nga ana e qeverive.

“Duam që aviotransportuesit të gjejnë koston e tyre në këtë linjë dhe prandaj jemi të hapur për diskutim, të përfshihen edhe agjencitë turistike dhe të gjitha palët e interesuara, odat e biznesit, kompanitë të cilat kanë ndonjë mundësi bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve që të caktohet kosto në këtë linjë Sofje-Shkup, ndoshta edhe Tiranë-Sofje-Shkup, ndoshta Athinë, ose cilido qoftë relacion i tretë i cili do t’u japë jë mundësi tjetër qytetarëve, kompanive të biznesit, ndoshta edhe destinacionet turistike që mund të fluturojnë përmes Sofjes ose përmes Shkup deri në destinacionin përfundimtar të qytetarëve”, thekson Boçvarski.

Boçvarski në intervistë për BNR, thotë se kanë pasur takime të shkëlqyera në Sofje në të cilat kanë biseduar për disa tema, duke e përfshirë edhe lidhjen e infrastrukturës rrugore ndërmjet dy vendeve, por edhe për infrastrukturën hekurudhore dhe hapjen e aviolinjës.

“Ne nga ana jonë punojmë në ndërtimin e rrugës së re eksprese në një pjesë ndërmjet Rankovcit dhe Kriva Pallankës. Kjo është një lidhje rrugore serioze në njërën nga akset rrugore më të vështira ku punët po shkojnë mirë dhe pritet gjysmën e dytë, gjegjësisht kah mesi i vitit 2023 ta përfundojmë këtë pjesë. Paralelisht me atë e bëjmë edhe rehabilitimin e gjithë lidhjes rrugore nga Kumanova drejt kufirit me Bullgarinë. Gjithsesi edhe pjesa rrugore nga Kriva Pallanka në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë tërësisht do të zgjerohet, e rehabilituar me pjesë e tretë të atij kalimi malor që do të thotë se kemi aktivitete srioze në pjesën e lidhjes së infrastrukturës rrugore”, thotë Boçvarski.

Në lidhje me lidhjen hekurudhore ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, Boçvarski thotë se bëhet fjalë për një ndërtim financiar serioz dhe se në pranverë do të fillojë ndërtimi i dy pjesëve të para, investim me vlerë prej 200 milion euro dhe se do të mbetet në vitin 2023 të fillojë me ndërtim edhe pjesa e tretë e fundit rrugore.

Çdo përmirësim i lidhjes rrugore ndërmjet dy vendeve, sipas Boçvarskit, do të thotë edhe zhvillim i ekonomisë, zhvillim i sektorit të biznesit, lidhjei e kompanive, lidhje e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

“Një nga temat të cilën gjithashtu e diskutuam është vendkalimi kufitar Klepalo në Berovë që do të thotë se kjo është edhe një temë e rëndësishme për lidhshmërinë ndërmjet kufijve. Edhe këtu kemi seri të hapave të cilat pala bullgare duhet t’i ndërmarrë për lidhshmëri dhe hapje të një vendkalimi kufitar ndërmjet dy vendeve”. potencon Boçvarski.

Boçvarski, në intervistë thotë se Korridori 8 është çështje serioze, në mënyrë strategjike e rëndësishme për gjithë rajonin dhe për Evropën, sepse e lidh Lindjen-Perëndimin, nga Durrësi (Shqipëri) përmes Strugë – Ohër – Shkup dhe deri në Bullgari dhe Detin e Zi.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy