Agjencia Zhurnal.mk.

BNT: Këshilltarja për politikë të jashtme e kryeministrit bullgar Petkov e ka vizituar Shkupin

Sofje, 4 janar – Këshilltarja për politikë të jashtme e kryeministrit bullgar Kirill Petkov, Vesella Çerneva, më 2 janar e ka vizituar Shkupin, njofton BNT, duke iu referuar Këshillit të ministrave (Qeverisë) së Bullgarisë.

 

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Çerneva ka qenë në Shkup me urdhër të kryeministrit bullgar Petkov, me qëllim që të përgatitej për vizitën e ardhshme të Petokovit në Shkup në janar të këtij viti.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov njoftoi se pas betimit të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, ai do të takohet me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, organizatat e bullgarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë dërguar letër deri te të gjitha institucionet bullgare të përfshira në negociatat me Maqedoninë e Veriut, ndërsa presidenti bullgar Rumen Radev pritet ta konvokojë Këshillin këshilldhënës të sigurisë kombëtare më 10 janar për të diskutuar rreth kornizës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Sajkoski: Në Kongresin e VMRO-DPMNE-sl do të miratohet edhe doktrina për veprime të ardhshme të partisë

D V

Shkupi me më së shumti raste aktive me COVID-19, Dojrani me më pak raste

D V

Alternativa edhe zyrtarisht vendosi që t’i bashkohet Qeverisë (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More