Agjencia Zhurnal.mk.

“Blloku opozitar” me iniciativë për shkarkimin e Joveskit? Mexhiti, Gashi dhe Kasami nesër para mediave

Shkup, 16 gusht – Liderët e tri partive opozitare të të ashtuquajturit “bllok opozitar”, kanë paralajmëruar konferencë për media.

Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa do t’i drejtohen nesër publikut me fillim prej ora 11:00 para Parkut të Gruas, përballë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Jozyrtarisht mësohet se do të dorëzohet në Kuvend iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit republikan, Lubomir Joveski, kjo nxitur nga zhvillimet e fundit për djegien e spitalit modular në Tetovë.

Related posts

Shqiptohen 345 kundërvajtje trafiku në Shkup, 173 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Xh M

Lloga për ekstradimin e Palevskit: Besoj se të gjitha kërkesat tona do të shqyrtohen në procedurën e mëtejshme në Turqi

Xh M

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M