Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken shprehu ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Uashington, 23 nëntor – Sekretari Shtetëror i SHBA-së Entoni Blinken sot dërgoj ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për shkak të humbjes së jetëve të shumë qytetarëve në aksidentin e autobusit në afërsi të Sofjes dhe zjarrit në shtëpinë për personat e moshuar në Bullgari.

 

“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllime të thella për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për shkak të humbjes tragjike të jetëve në aksidentin e sotshëm të autobusëve dhe zjarrin e djeshëm në shtëpinë për personat e moshuar. Zemrat tona janë të pikëlluar, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, shkroi Blinken në Tuiter.

Autobusi me targa vendore, u kthye nga Stambolli këtë mëngjes në ora dy të mesnatës ku u dogj në autostradën Sofje-Blagoevgrad pranë fshatit Boshnek. Në aksident vdiqën 46 pasagjerë, në mes të tyre 12 fëmij, ndërsa shtatë janë të lënduar.

Related posts

Komitova: Zjarri në autobusin është shumë i çuditshëm, është përhapur shumë shpejtë

D V

Arben Taravari pas votimit: Do të festojmë të gjithë së bashku

Redaksia

Angellov: Zjarri në Koçani është nën kontroll, e shuajnë 400 persona dhe helikopteri i armatës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More