Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken premton mbështetjen amerikane në Moldavi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar mbështetjen e Amerikës për Moldavinë – ish-republikën e vogël sovjetike me prirje perëndimore – e cila së fundi po përballet me një fluks refugjatësh nga Ukraina dhe po shikon me kujdes luftën e Rusisë me fqinjin e saj.

Blinken u takua të dielën (më 6 mars) me zyrtarë të lartë moldavë, të cilët po bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në trajtimin e më shumë se 120,000 refugjatëve nga Ukraina që pritet të mbërrijnë në këtë vend.

Po ashtu, Moldavia ka kërkuar siguri kundër agresionit të mundshëm rus.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, më shumë se 230,000 njerëz kanë ikur në Moldavi nga Ukraina.

Blinken tha se pritja e refugjatëve nga Moldavia është një frymëzim për botën.

“Ne e admirojmë bujarinë e mikpritjes, gatishmërinë për të qenë miq kaq të mirë për njerëzit që janë në ankth dhe, në të vërtetë, dua të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu ndihmuar të përballeni me barrën iu është imponuar,” tha ai.

Rusia tashmë ka trupa në vendin prej 2.6 milionë banorësh, të vendosura në territorin e diskutueshëm të Transnistrisë dhe po vëzhgohen nga afër, derisa presidenti rus, Vladimir Putin po ecën përpara me pushtimin e Ukrainës.

Megjithëse nuk ka plane konkrete ose përpjekje që të bëhet anëtare e NATO-s, Moldavia aplikoi zyrtarisht për t’iu bashkuar Bashkimiy Evropian vetëm tre ditë më parë, në një përpjekje të shpejtë për të forcuar lidhjet e saj me Perëndimin.

Related posts

Turqia: Në pritje të përgjigjes së Rusisë mbi planin e OKB-së për eksport gruri nga Ukraina

Z.H

Rrëzohet avioni në veri të Greqisë, ende nuk dihet fati i ekuipazhit

Xh M

BE-ja dhe Kanadaja kanë shprehur brengosje për tentimet e Rusisë që ta minojë sigurinë e BE-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More