Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken dhe Çaushogllu diskutuan për tensionet në Kaukazin Jugor

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot në Nju-Jork u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

 

Blinken dhe Çaushogllu diskutuan për tensionet në Kaukazin Jugor edhe për luftën në Ukrainë.

“Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-së vazhdojnë me angazhimin për ndërmjetësim në dialog mes Azerbajxhanin dhe Armeninë për ndihmë në arritjen e zgjidhjes politike afatgjate të konfliktit”, deklaroi zëdhënësi Ned Prajs.

Ata gjithashtu diskutuan edhe për mënyrat për përmirësim të koordinimin dhe aleancën në NATO në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Sekretari amerikan i Shtetit i lavdëroi përpjekjet diplomatike të Turqisë për sigurim të dërgesave të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, ndërkaq e ceki rëndësinë e mbajtjes së marrëveshjes së arritur me ndërmjetësim të KB-së, dhe se pret që Moska t’i përmbushë premtimet rreth kësaj”, tha Prajs.

Related posts

Gjermania do të dërgojë armatim të rëndë në Ukrainë

D V

Në vërshimet në Indi humbën jetën 31 persona

Xh M

Rusia zotohet për më shumë sulme në Kiev

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More