Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken dënon Hong Kongun/ 1milion dollarë për arrestimin e 5 aktivistëve

Diplomati i lartë amerikan Antony Blinken dënon autoritetet e Hong Kongut për paratë e dhëna prej 1 milion dollarësh për informacionin e 5 aktivistëve që çoi në arrestimin e tyre, duke shtuar se tregon shpërfillje të autoriteteve për normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dënuar autoritetet e Hong Kongut për dhënien e 1 milion dollarëve për informacionin e pesë aktivistëve pro-demokracisë me bazë jashtë shtetit, duke përfshirë një shtetas amerikan.

Blinken i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë “represionin transnacional” duke shtuar se paratë për informacionin që coi në arrestimin e aktivistëve tregonte shpërfilljen e autoriteteve të Hong Kongut për normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht cdo përpjekje për të frikësuar dhe heshtur individët që zgjedhin t’i bëjnë Shtetet e Bashkuara shtëpinë e tyre dhe nuk do të lëkunden në mbrojtjen e atyre që janë në shënjestër thjesht për ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore.

Ne inkurajojmë komunitetin ndërkombëtar të bashkohet me ne në dënimin e këtij akti të shtypjes transnacionale. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithë njerëzve dhe i bëjnë thirrje PRC të veprojë në një mënyrë në përputhje me angazhimet e saj ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore”, shtoi diplomati i lartë amerikan.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy