Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tyre karshi zhvillimeve specifikisht me faturat e energjisë elektrike.
Ajo është shprehur mes tjerash se qytetarët kanë pësuar si pasojë e vendimeve të qeverisë për çështjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Sipas saj, ZRrE-ja pas vendimeve të gjykatave, duhet t’i kthej tarifat e lira të energjisë elektrike.