Agjencia Zhurnal.mk.

Blero në gjendje shumë të rënduar pas ndarjes nga Afrona, e thotë vetë këtë

Mbrëmë Blero përmes një postimi në Facebook e konfirmsoi ndarjen nga modelja, Afrona Dika.

Ai tha se i kanë dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare, duke shtuar se arsyet janë personale.

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, shkroi ai.

Madje Blero pranoi se pas ndarjes, situata është e rënduar.

“Lidhja jone ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë, për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasi në mirëkuptimin tuaj, ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Blero përmes këtij postimi kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve në lidhje me vendimin që ata kanë marrë.

Related posts

2 Ton publikon videoklipin e këngës “Gotat nalt”

D V

Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

D V

Liam Payne dhe Kate Cassidy rikthehen sërish bashkë

D V