Agjencia Zhurnal.mk.

Blakçori: Do të japim maksimumin për një ndeshje të madhe

 

Në prag të ndeshjes së 20-të kampionale, FC Drita – KF Llapi, gjilanasit kanë mbajtur konferencë për media, ku edhe u diskutua për përgatitjet rreth këtij takimi dhe pritshmëritë.

Futbollisti, Ilir Blakçori vlerësoi skuadrën kundërshtare, por tha se Drita do ta jap maksimumin për një ndeshje të madhe.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Llapi ka një ekip cilësore me lojtarë të dëshmuar në Superligë. Do të mundohemi t’i kryejmë detyrat ashtu si edhe kemi punuar gjatë tërë javës. Jemi të përgatitur dhe të freskët edhe nga faza përgaitore, e cila ma ka ndihmuar shumë.

Kemi analizuar kundërshtarin dhe do të mundohemi t’i shfrytëzojmë ato pika më të dobëta që mund të na krijohet hapësira gjatë lojës. Shpresoj që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në një ndeshje të madhe e derbi si kjo ”, deklaroi Blakçori.

Ndeshja derbi zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

Related posts

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Nga nesër linjë e re 111 Saraj – Radushë

Xh M

Moti jostabil deri në fund të javës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More