Agjencia Zhurnal.mk.

Blair mbërrin në Himarë me helikopter

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Nga pamjet e publikuara nga Top Channel, Blair shihet teksa zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Lidhur me këtë vizitë të ish-kryeministrit britanik nuk ka patur asnjë njoftim, sakaq nuk përjashtohet mundësia të ketë ardhur me pushime.

Kjo nuk është hera e parë që Blair viziton vendin tonë, madje në vitin 2016, si dhe në 2021 ai vendosi që të kalonte pushimet pikërisht në bregdetin shqiptar.

Related posts

Shkaktuan kaos në Kuvend/ Përjashtohen me 10 ditë 6 deputetët e opozitës

Xh M

Basha në Kongresin Amerikan: Prioritet, lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të mos largohen nga vendi

Xh M

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Protokoll me afat 5-vjeçar, shpenzimet i përkasin Italisë. S’do dalin nga strukturat e strehimit

Xh M