Agjencia Zhurnal.mk.

BKT Superliga vazhdon në mesjavë, përballje të skuadrave pretendente

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, BKT Superligë.

 

Por vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj xhiro e katërt do të zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Është një javë ku ekipet pretendente për titullin e kampionit do të kenë përballje direkte mes vete.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Dy skuadrat kanë grumbulluar nga shtatë pikë dhe ndeshja e xhiros së katërt mes tyre pritet të jetë e zjarrtë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli i ditës së enjte në kryeqytet, pasi Prishtina përballet me Gjilanin.

Kampioni në fuqi ka marrë një pikë nga tri sfida, derisa është në kërkim të fitores së parë. /Telegrafi/

BKT Superliga – Xhiro e katërt

E mërkure – 16:00

Drita – Ballkani
Llapi – Malisheva
Feronikeli – Dukagjini

E enjte – 16:00

Prishtina – Gjilani
Ulpiana – Drenica

Related posts

Formacionet zyrtare: Kosova – Qipro

Xh M

Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

D V

Ramsey flet pas zyrtarizimit te Rangers: Kam pasur shumë oferta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More