Agjencia Zhurnal.mk.

Bjellorusia po vendos forcat speciale në kufirin me Ukrainën

Forcat e Armatosura të Bjellorusisë do të vendosin forca speciale në kufirin e Ukrainës, raportoi të martën CNN-i.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë, Viktor Gulevich, ka thënë se kjo lëvizje do të ndodhë pasi “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë”.

“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike”, thuhet në një deklaratën e lëshuar bga Gulevich.

Ai njoftoi se ukrainasit kanë krijuar një forcë prej 20,000 vetësh pranë kufirit me Bjellorusinë, e cila “kërkon një përgjigje nga ne”.

“Shfaqja në ujërat e Detit Mesdhe dhe Baltik të një grupi që mbante raketa lundrimi me bazë deti dhe ajrore, një rritje në grupin e aviacionit në vendet e Polonisë dhe shtetet baltike tregojnë një kërcënim në rritje për Republikën e Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë.

Më herët gjatë së martës, ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin tha se vendi ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së tij.

Related posts

Kazakistan – presidenti i lejon ushtrisë të qëllojnë pa paralajmërim ndaj protestuesve

D V

Gjashtë herë kryeministër, kush është presidenti i ri i Sri Lankës

Xh M

Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More