Biznesmenë nga Koçani dhe Berova shfaqën interes të madh për aplikim për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”, të mërkurën karvani transferohet në Ohër dhe Vevçan.
Karvani i Info ditëve të hapura të IPARD është në proces. Dje, në Koçan dhe Berovë u realizuan dy punëtoritë e para, të organizuara me qëllim të njoftimit të të gjithë të interesuarve për mundësitë e ofruara nga Masa 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël”, për të cilat aktualisht ka thirrje publike për aplikime.
Pjesëmarrësit nga Koçani dhe Berova ishin të interesuar për mënyrën dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Një pjesë e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit treguan interes për mundësinë e zhvillimit të produkteve të reja në sektorët e ekstrakteve bimore, erëzave, ëmbëlsirave, produkteve të frutave, si dhe hapjen e kapaciteteve të reja për zhvillimin e turizmit.
Për këtë Thirrje Publike në dispozicion janë gjithesj 9.6 milion euro, shuma e mbështetjes financiare për shfrytëzues varion nga 1.500 deri 1.000.000 euro, duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, kurse kthimi i investimit është deri në 65% të kostove totale të pranueshme.
Nesër karvani do të transferohet në Ohër dhe Vevçan. Të gjithë që janë nga Ohri dhe dëshirojnë të njihen me mundësitë e ofruara nga Masa 7, ftohen që të marrin pjesë në punëtorinë që do të mbahet në ndërtesën e komunës së Ohrit, duke filluar nga ora 11, kurse në orën 13 karvani do të vazhdojë në ndërtesën e komunës së Vevçanit.
Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i nevojshëm për këtë thirrje mund të gjenden në faqen e internetit të AMFBZHR, www.ipardpa.gov.