Agjencia Zhurnal.mk.

Biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni

Shkup, 19 nëntor – Në kuadër të vizitës së presidentit të Polonisë, Andzhej Duda në vend, sot do të mbahet biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni, ku përfaqësues të kompanive nga të dy vendet do t’i shqyrtojnë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

 

Në biznes forumin do të mbajnë fjalim presidentët Stevo Pendarvski dhe Andzhej Duda, pas çka do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes organizatorëve të ngjarjes, Agjencisë për invesitme të huaja dhe promovimin e eksportit të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë polake për investime dhe tregti.

Nënshkrime në Memorandumin do të vendosin drejtori i Agjencisë për invesitme të huaja dhe promovimin e eksportit, Dejan Pavleski dhe Krzhishtof Përzhulicki, drejtor i Agjencisë polake për investime dhe tregti.

Qëllimi forumit është përmirësimi dhe përforcimi i bashkëpunimit të kompanive nga të dy vendet, për çka të pranishmit do të kenë mundësi për prezantim pas përfundimit të pjesës zyrtare për B2B takime.

Related posts

UNESCO nesër vendos për statusin e rajonit të Ohrit

Z H

Maqedoni, 125 fidanë për viktimat e aksidenteve rrugore

D V

Ekskluzive: Flasin të mbijetuarit e aksidentit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More