Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimovski: Të gjitha proceset janë të drejtuara kah shpërndarja e sigurt dhe stabile e energjisë elektrike

Shkup, 24 nëntor – Prodhimtaria vendore e energjisë elektrike pas një janarit, si dhe statusi dhe tempoja për angazhimin e të gjithë kapaciteteve energjetike të cilat janë në dispozicion në shtet ishin temë e takimit të sotëm të rregullt koordinues të Komisionit Rregullator të Energjetikës me Kompanitë Energjetike EMV, MEPSO, EVN HOME, Elektrodistribuimi, Operatori i Tregut të Energjisë Elektrike – MEMO, TEC Negotinë dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.

 

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski theksoi se stabiliteti i sistemit elektroenergjetik është imperativ dhe të gjitha proceset të cilat vijojnë dhe hapat të cilat ndërmerren nga të gjitha kompanitë energjetike dhe institucionet sipas kompetencave janë të drejtuara kah shpërndarja e sigurt dhe stabile e energjisë elektrike në shtet.

“Në takim u hapën çështjet për prodhimtarinë vendore të energjisë elektrike pas një janarit dhe është prezantuar edhe tempoja për angazhimin e të gjitha kapaciteteve energjetike të cilat janë në dispozicion në shtet. Sa i përket sfidës e cila na pret sa i përket çmimit, kompanitë ende nuk kanë dorëzuar në KRRE kërkesë për të njëjtën. Në periudhën që vijon kompanitë do t’i grumbullojnë shpenzimet të cilat i kanë gjatë periudhës së kaluarës në të cilat kyçe do të jetë çmimi sipas të cilit do të furnizohen humbjet për energjinë elektrike, ndërsa për të cilat MEPSO dhe Elektrodistribuimi duhet të shpallin thirrje publike dhe do t’i dorëzojnë në KRRE”, deklaroi Bislimovski.

Ai përsëriti se si KRRE do t’i aktivizojnë të gjitha mekanizmat që janë në kuadër të kompetencës së tyre me qëllim të mbrojtjes dhe të interesit të konsumatorëve dhe të likuiditetit të kompanive energjetike.

Related posts

“Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Redaksia

Rajoni juglindor më së shumti merr pjesë në krijimin e bruto vlerës së shtuar në bujqësi

D V

Indeksi i Odës Amerikane: Sërish bie besimi i biznesit në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More